Mishi i përpunuar dhe i kuq rrit rrezikun e diabetit të tipit 2
Konsumimi i mishit të përpunuar dhe të kuq rrit rrezikun e prekjes nga diabeti i tipit 2, kështu që vetëm dy copa proshutë në ditë e rrisin rrezikun me 15 për qind, sipas studimit të fundit.
Hulumtimi, i kryer nga ekspertë të Universitetit të Kembrixhit, përfshiu dy milionë njerëz në mbarë botën dhe ofron provat më masive deri më tani që lidhin mishin e kuq me një rrezik në rritje të diabetit.
Më shumë se 400 milionë njerëz në botë vuajnë nga diabeti i tipit 2, i cili çon në verbëri, dështim të veshkave, sulme në zemër dhe goditje në tru dhe amputim të gjymtyrëve të poshtme.
Rezultatet e studimit të fundit tregojnë se sa e rëndësishme është dieta për të shmangur këtë dhe rekomandohet kufizimi i konsumit të mishit të përpunuar, si dhe mishit të kuq të papërpunuar.