Stil jete

Mjekët i ndalojnë mbretëreshës Elizabeth një nga kënaqësitë e mbrëmjes

Mjekët i ndalojnë mbretëreshës Elizabeth një nga

Mbretëreshës Elizabeth do t`i duhet të heqë dorë nga pija e saj e preferuar. Një mik i familjes mbretërore tregon për Vanity Fair se mjekët i këshilluan të mos pijë Martinin e mbrëmjes.

“Nuk është ndonjë gjë e madhe ama të duket e padrejtë që në këtë fazë të jetës, ajo duhet të heqë dorë nga një nga kënaqësitë e pakta që ka”, thotë i njëjti buirim.

Mbretëresha tregoi njëherë se nuk është fanse e verës, por preferon Martinin: “Unë në fakt nuk pi verë vetë, por kam dëgjuar nga të tjerët se është shumë e mirë”.

Veç Martinit, thuhet se mbretëresha parapëlqen edhe një gotë shampanje para gjumit.