Stil jete

Modeli i ri i flokëve të Ivanka Trump po komentohet si një rrezik

Modeli i ri i flokëve të Ivanka Trump po komentohet si një rrezik

Ivanka Trump ka prerë flokët, një ndryshim që është analizuar në mënyra kaq të ndryshme. Vajza e Presidentit amerikan ka prerë disa gisht flokët në fillim të këtij muaji, duke zgjedhur stilin bob.   

Media të ndryshme duket se e kanë arsyetuar ndryshe këtë vendim, ndërkohë që asnjëra nuk e cilëson stilin e ri magjepsës.

“The Daily Beast” shkroi se mund të jetë një marifet optik për të treguar se e ka nën kontroll administratën që është në fakt jashtë kontrollit.

Sipas “Salon” modeli i flokëve të shkurtër është një mënyrë për të treguar ambiciet në rritje, ndërsa “Refinery29” shkroi se Trump dëshiron të rivendosë besueshmërinë sepse fushata e babait të saj po afron... ky model flokësh e bën të duket më me këmbë në tokë, më e pjekur dhe më profesionale”.

Por analiza e “The Guardian” shkon më tej, ndërsa në artikull shkruhet se Ivanka është e mundur që thjesht ka dashur që t’i priste flokët, por e hedh poshtë idenë që ky model është një përpjekje për t’i detyruar qytetarët që ta marrin më seriozisht.

Ekziston një arsye sipas medias që shumë politikane femra bëjnë një stil të shkurtër të njohur si bobi politik: është më pak “femëror”, gjë që i bën ato të duken më të fuqishme. Pra, ki frikë, duhet të kesh shumë frikë! Modeli i flokëve të saj mund të tregojë se ajo ka rritur ambiciet e saj politike.

“Zoti na ruajt të gjithëve nëse ajo bëhet brune”, mbyllet shkrimi i “The Guardian”./ Burimi The Guardian