Stil jete

Modeli shkarkohet nga puna në Met Gala për shkak të Kylie Jenner

Modeli shkarkohet nga puna në Met Gala për shkak të Kylie Jenner

Eugenio Casnighi, një model italian tregon se u pushua nga Met Gala 2024 pasi la në hije Kylie Jenner në ceremoninë e vitit të kaluar. Eugenio Casnighi në një Tiktok tha se nuk do të punojë më në eventin e modës, i cili u zhvillua dje në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork për shkak se ai gjendej pas çdo fotoje të Kylie Jenner.

“Unë u pushova nga puna për shkak se u bëra viral vitin e kaluar”, tha ai.

Modeli shkarkohet nga puna në Met Gala për shkak të Kylie Jenner

“Vitin e kaluar, më thanë se do të isha me Kylie Jenner gjithë natën dhe do ta ndihmoja me çdo gjë që ajo kishte nevojë."

Arsyeja e pushimit nga puna sipas tij është absurde.

'Ti tërhoqe gjithë vëmendjen dhe i bëre të gjitha për veten, kështu që nuk mund të punosh më atje. Na vjen keq'”, ka treguar Eugenio Casnighi, sipas së cilit është e-mail i ardhur nga organizatorët e Eugenio Casnighi.