Stil jete

Monedha romake me shenjën astrologjike të Gaforres gjendet në Izrael

Monedha romake me shenjën astrologjike të Gaforres gjendet në

Arkeologët kanë zbuluar në Izrael një monedhë bronzi që i përket një prej epokave më paqësore të Perandorisë Romake. Në njërën anë, monedha ka figurën e Lunës (Selene në greqisht), perëndeshë romake e hënës , dhe poshtë saj vërehet shenja astrologjike e gaforres.

Ekipi zbuloi monedhën prej bronzi afërsisht 1,850-vjeçare ndërsa eksploronte në brigjet e Haifës në Izraelin verior.

Monedha romake me shenjën astrologjike të Gaforres gjendet në

"Kjo është hera e parë që një monedhë e tillë zbulohet në brigjet e Izraelit," tha në një deklaratë Jacob Sharvit, drejtor i Njësisë së Arkeologjisë Detare të Autoritetit të Antikiteteve të Izraelit (IAA).

Monedha u pre gjatë sundimit të perandorit Antoninus Pius, midis viteve 138 dhe 161 pas Krishtit dhe i përket një grupi prej 13 monedhash që paraqesin shenja astrologjike. Dymbëdhjetë përshkruajnë një shenjë astrologjike secila, ndërsa e 13-ta përshkruan të gjithë zodiakun.