Mos bëni fajtor gjeneratën Z për gjithë problemet me forcën punëtore

Sapo kisha mbaruar universitetin dhe në fund të javës së parë në punë, një koleg më i vjetër më mori mënjanë, në kafene, në mënyrë të pashmangshme. "Ti dukesh djalë i mirë," më tha ky veteran i lodhur, i cili mund të kishte qenë 32 vjeç në atë kohë, "por të jep përshtypjen se po studion gazetari, jo sikur po e praktikon atë." Ai kishte të drejtë në diçka, të cilën e mora seriozisht. Kjo temë erdhi përseri te unë teksa lexoja titujt më të fundit se sa të shqetësuar duken punëdhënësit e sotëm për rekrutët e tyre më të rinj.
Deloitte dhe PëC kanë ndjerë nevojën për t'i dhënë stafit të tyre të ri në Mbretërinë e Bashkuar trajnime shtesë pasi përfunduan vitet e tyre në bllokimet e Covid dhe kufizimet i kishin lënë ata më pak të aftë në rrjetëzimin dhe të folurin në takime.
Për ata anëtarë të gjeneratën Z që hynë në punë pas Covid-19, "pandemia i ktheu punët e tyre të para në një video-telefonatë dyvjeçare", sipas një raporti të ri, i cili përshkruan pamjen e një grupi që është më i interesuar për punët e tyre part-time sesa ato full-time.
Ne jemi dëshmitarë të një prej panikut periodik të botës së punës që ardhjet e saj më të reja nuk do të përshtaten me mënyrën se si janë bërë gjërat. Këtë herë, ky ankth shtohet nga një parandjenjë se vitet e pandemisë prishën aq shumë përvojat normale universitare, saqë një mikrogjeneratë e prekur nga Covid po zbret në vendet e punës pa aftësitë e zakonshme sociale.
"Zhvillimi i karrierës ndodh nga mësimëdhënia midis anëtarëve të ekipit," i tha BlackRock stafit javën e kaluar për të shpjeguar pse ata duhet të jenë në zyrat e tij të paktën katër ditë në javë.
Menaxherët kanë të drejtë të debatojnë se sa shpesh punonjësit e tyre më të rinj duhet të jenë në tavolinat e tyre ndërsa përpiqen të gjejnë një ekuilibër midis fleksibilitetit dhe "momenteve të mësimdhënies". Por ata duhet gjithashtu të mendojnë se çfarë po bëjnë për punonjësit e gjeneratës Z pasi janë në zyrë. Melissa Sëift, një partnere në konsulencën Mercer, e sheh gjeneratën Z ‘të ngecur’ midis Covid dhe ChatGPT. Pandemia i la ata "në shkretëtirë" si studentë dhe tani inteligjenca artificiale po ndihmon shumë në punën e tyre.
Thënë kështu, ajo e sheh se nevojat e pazakonta të këtij grupi përplasen me faktin se menaxherët e tyre janë aq të djegur profesionalisht saqë kanë pak kohë për të shpenzuar për trajnimin e brezit të ardhshëm, apo edhe për të vërejtur se si është përvoja e tyre në vendin e punës. Me fjalë të tjera, nuk mund t'i lidhni të gjitha këto në gjeneratën Z. Kompanitë kanë shpenzuar miliarda dollarë për të përmirësuar përvojën e klientit, vëren Tiffani Bova, një eksperte e punës, por nuk kanë bërë asnjë përpjekje të krahasueshme për të përmirësuar përvojën e punonjësve. Në vend të kësaj, ngarkesat në punë i kanë lënë punonjësit e rinj të mbingarkuar.
Atëherë, çfarë duhet të bëjnë Gen X dhe menaxherët Millennials për të përmirësuar jetën e punës së gjeneratës Z? Wayne Berson, një CEO në Amerikë, thotë se firma e tij, ka rimenduar qasjen e saj ndaj trajnimit, duke caktuar mentorë për të gjithë rekrutët e saj dhe ka biseduar me menaxherët se si të krijojnë më shumë shoqëri brenda punës. Kjo mund të nënkuptojë çdo gjë, nga krijimi i ekipeve për të punuar deri te organizimi i një darke, thotë ai.
Pjesa më e madhe e asaj që mësova për zanatin tim, dhe vendet ku e kam përdorur, i mësova jo në tavolinën time, por gjatë mbrëmjeve, drekës dhe kafeve me kolegët e mi. Punëdhënësit gjithashtu duhet t'u japin kohë menaxherëve dhe të sapoardhurve për ta bërë këtë, duke kuptuar se koha e shpenzuar për të shkëmbyer tregime dhe këshilla nuk vidhet nga dita e punës, por një pjesë jetike e saj.