Stil jete

Mos fajësoni prindërit nëse fëmija është nazeli me ushqimin

Mos fajësoni prindërit nëse fëmija është nazeli me

Prindërit nuk janë fajtorë nëse fëmija është nazeli me ushqimim, thonë studiuesit, pasi një hulumtim i madh sugjeron se tendencat e të ngrënit janë kryesisht për shkak të gjenetikës sesa stileve të prindërimit.

Studimi në Mbretërinë e Bashkuar krahasoi zakonet e të ngrënit të binjakëve identikë dhe jo identikë nga 16 muajsh deri në 13 vjeç për të nxjerrë në pah se sa është për shkak të gjenetikës kundrejt mjedisit.

Binjakët identikë ishin shumë më të ngjashëm për sa i përket se sa nazelinj apo aventurierë ishin me ushqimin sesa ata jo identikë - duke sugjeruar një komponent të fortë gjenetik.


Autorja kryesore e studimit tha se shpresonte se gjetjet do të ndihmonin për të "zbutur fajin prindëror".

Strategjitë për të ndihmuar në rritjen e shumëllojshmërisë së ushqimeve që hanë fëmijët – duke përfshirë ofrimin e një sërë ushqimesh – mund të jenë ende të dobishme, veçanërisht në fëmijërinë e hershme, thonë studiuesit.

Studimi u publikua në Journal of Child Psychology and Psychiatry.