Mos i shani më dembelët! Qenka shenjë inteligjence

Kë konsideron si dembel rreth e rrotull teje? Mos e shaj më! Një studim i fundit thotë se njerëzit dembelë janë shumë inteligjentë.
Studimi është realizuar në Universitetin e Floridës, Gulf Coast. Studiuesit zbuluan se individët shumë inteligjentë janë më pak aktivë fizikisht në krahasim me ata me IQ më të ulët.
Njerëzit inteligjentë shpesh përfshihen në aktivitete intensive të mendimit, duke çuar në uljen e lëvizjes fizike. Pra mendojnë shumë dhe lëvizin pak. Bën sens, apo jo?
Hulumtimi përdori një test njohjeje për t'i kategorizuar studentët në 'mendimtarë' dhe 'jomendimtarë'.
Gjatë një jave, gjurmuesit e fitnesit treguan se 'mendimtarët' ishin më pak aktivë.
Kjo nuk do të thotë që pasi lexove këtë studim të mos lëvizësh nga vendi për t`u dukur më inteligjent se ç`je.
Se pavarësisht lidhjes mes inteligjencës dhe pasivitetit, ushtrimet fizike bëjnë mirë për shëndetin.