Mos më braktisni! Si italianët iu përgjigjën këngëtares që ishte shkëputur prej vitesh nga skena dhe jetonte me ndihma
“Mos më braktisni", kjo ishte kërkesa e Gerardina Trovato për ndihmë. Pasi disa nga këngët dhe videot e saj u bënë virale në TikTok, këngëtarja italiane Gerardina Trovato hapi një profil ku kërkonte ndihmë.
Ajo ishte shkëputur prej disa vitesh nga skena për shkak të problemeve me shëndetin mendor, fizik dhe çështje familjare.
Situata e saj është kaq e ngjashme me atë të Parashqevi Simakut, vetëm se kjo e fundit nuk po kërkon ndihmë tek njerëzit e saj, shqiptarët që e deshën, por mjaftohet me ndihmat nga vullnetarët amerikanë.
Historia e Gerardinës është tjetër. Ajo hyri në TikTok dhe me një video selfie thoshte se kishte nevojë për ndihmë.
Falë thirrjes në TikTok dhe ndihmës nga fansat e saj, Gerardina Trovato u rikthye në skenë.
"Përshëndetje miq, unë jam Gerardina Trovato. Gjithmonë kam menduar se rëndësi kanë njerëzit. Dhe ne nuk do të ishim asgjë nëse nuk do të ishit ju. Mos më braktisni. Bëhuni gjithnjë e më shumë, sepse jeni forca ime. Faleminderit të gjithëve. Jam ende këtu dhe dua të jetoj”, tha ajo në videon që postoi.