Stil jete

Muralja më e re e Banskyt në Londër dhe shpjegimi që njerëzit po i japin

Muralja më e re e Banskyt në Londër dhe shpjegimi që

Turmat në veri në Londrës janë mbledhur të hënën në mëngjes për të parë një murale në formë druri në një ndërtesë - krijimi më i ri i artistit të rrugës Banksyt.

Arti i krijuar në rrugën Hornsey, e ka marrë vëmendjen e banorëve dhe kalimtarëve.
Banorët janë shprehur se ndihen “krenarë dhe të lumtur” që është përzgjedhur rruga e tyre.

“Përzgjedhja e ngjyrave të lagjes sonë e bën të duket si mesazh për banorët. Jemi shumë krenarë”, u shpreh njëri prej banorëve.
Ngjyra e gjelbër e ndezur është përhapur në ndërtesë, në formë druri, duke krijuar përshtypjen e një gjetheje.
Në të shihet edhe një person që mban një zorrë uji në dorë.