Natë e trishtë për Myfarete Lazen: Humba djalin që s`e linda dot vetë

E Martë 26 Janar 2021, 13:30
TiranaPost
“Natë e trishtë. Humba një pjesëtar të familjes, shumë të dashur e të respektuar. Humba djalin që s`e linda dot vetë, dhëndrin, babain e mbesës që më bëri gjyshe”, kështu shkruante mesnatën e mbrëmshme këngëtarja Myfarete Laze në statusin e saj në Facebook. Statusin e kishte shoqëruar me foton e bashkëshortit të ndjerë, të vajzës së saj.
Nuk jep detaje të humbjes tragjike.
Përpara më shumë se 3 vitesh, Myfarete Laze foli për të bërin gjyshe për herë të parë e Arias.
“Do flasim njëherë tjetër, por Aria e pa dritën e diellit falë kurajës dhe dhëndrit tim dhe vajzës sime. Ndaj është dy herë dhuratë për ne”, tha tek Rudina në atë kohë Laze.