Ndërron jetë aktorja që luajti Wednesday Addams-in e parë

E Hënë 30 Janar 2023, 13:55
TiranaPost
Lisa Loring, e njohur më së miri si aktorja e parë që luajti Wednesday Addams në "The Addams Family", ka vdekur në moshën 64-vjeçare.
Lajmin e ka konfirmuar vajza e saj, Vanessa Foumberg, e cila tha se nëna e saj vdiq nga një goditje në tru.
"Ajo shkoi në mënyrë paqësore me të dy vajzat e saj që i mbanin duart," tha Foumberg.
Lisa Loring ishte vetëm 6 vjeç kur mori rolin në serialin që zgjati dy sezone, nga viti 1964 deri në vitin 1966.