Stil jete

Ndërron jetë stilisti i njohur italian Roberto Cavalli

Ndërron jetë stilisti i njohur italian Roberto Cavalli

Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare stilisti i njohur italian, Roberto Cavalli.

Prej kohësh ai ishte i sëmurë dhe gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar ndjeshëm.

I lindur më 15 nëntor 1940, në Firence, Cavalli ishte i njohur për përdorimin e lëkurës së stampuar dhe xhinseve elastike.