Stil jete

Në Amerikë, askush nuk do guxojë më të urinojë në ashensor

Në Amerikë, askush nuk do guxojë më të urinojë

Nuk do të ketë më probleme me urinimin në ashensor. Massachusetts po teston sensorët e zbulimit të urinës që do të vendosen në katër ashensorët në qendër të qytetit. Projekti pilot do të implementohet këtë verë.

Sensorët do të identifikojnë përmes aromës kur dikush ka urinuar. Për këtë ndihmojnë ventilatorët që do të vendosen në tavan.

Kjo projekt nuk është diçka e re. Prej kohësh bota po përpiqet të zbulojë se sim und të identifikojë kur dikush urinon në ashensor. Nuk është vetëm diçka johigjienike, por dëmton edhe funksionimin e ashensorëve.

Gati një dekadë më parë, Autoriteti Metropolitan i Tranzitit të Shpejtë të Atlantës nisi një program pilot që, sipas The Atlanta Journal-Constitution, shkaktonte drita dhe alarme për të njoftuar më pas policinë se dikush kishte urinuar në një ashensor.

Po këta sensorë nuk bënin të mundur pastrimin. Ky i fundit do të mund të realizojë pastrimin gjithashtu.