Stil jete

Në det me cikël menstrual. Po apo jo?

Në det me cikël menstrual. Po apo jo?

Një nga momentet më të këqija për çdo grua është kur i vjen cikli në ditët e plazhit.

Tamponë apo peceta, me shall apo me pantallona, të hysh a mos të hysh në det?

Po a ia vlen të shkosh në det kur je në ditët e gjakderdhjes?

Përgjigja është po dhe mund ta shijoni pa kufij. E vërteta është se prej vitesh jemi rritur me mite të rreme, të cilat është e drejtë t'i hedhim poshtë.

Gjithçka nis nga mendimi dhe mënyra sesi ndihesh në breg të detit teksa ke ditët e tua.

Disa gra, në fakt, mund të mos e gjejnë veten në një situatë vërtet komode, për shkak të ënjtjes fizike të shkaktuar nga menstruacionet, ose ngërçeve tipike të atyre ditëve; të tjerave mund t'i duket i pakëndshme kostumi i banjës dhe të kenë ndjenjën se janë bërë pis gjatë gjithë kohës.

Megjithatë ne duhet të sqarojmë disa besime që lidhen me ciklin menstrual.

Nuk është e vërtetë që uji ndalon hemoragjinë

Ai e ngadalëson atë, por është vetëm çështje e gravitetit. 'Gjaku rrjedh nga mitra në vaginë përmes qafës së mitrës për shkak të gravitetit dhe presioni i ujit mund të zvogëlojë rrjedhën gjatë notit,' shpjegon Dr. Jacqueline Ho, një eksperte e endokrinologjisë riprodhuese dhe infertilitetit.

Nuk ka asnjë “mister”, pra, as reagime të çuditshme të gjakut menstrual në kontakt me ujin e ftohtë. Ka të bëjë thjesht me fizikën.

Askush nuk do ta vërejë nëse humbni gjaku del në ujë

Çdo sasi e vogël gjaku që do të hynte në ujë ose do të neutralizohej nga trajtimi kimik i ujit, në rastin e pishinave, ose do të hollohej jashtëzakonisht shumë në një trup të madh natyror uji si liqeni, oqeani ose deti.

Tamponi i futur para notit është në fakt i pozicionuar shumë lart, ndërkohë që pjesa tjetër e vaginës mbetet mjaft e “mbyllur” në atë moment, kështu që kalimi i lëngjeve nga brenda dhe jashtë është praktikisht inekzistent.

Asnjë peshkaqen nuk do t'ju sulmojë!

Mund të duket e çuditshme, por disa gra gjithashtu e kanë këtë shqetësim, veçanërisht nëse e gjejnë veten duke notuar në ujëra shumë të hapura si oqeani. Në çdo rast, mund të jeni të sigurta: gjaku juaj nuk do të tërheqë asnjë krijesë të frikshme deti!

Dielli nuk e shton rrjedhën

Edhe pse këshillohet shmangia e ekspozimit gjatë orëve më të nxehta për ata që vuajnë nga rënia e presionit të gjakut dhe lodhja, është e gabuar të thuhet se rrezet e diellit kontribuojnë në bërjen e ciklit më të bollshëm. Prandaj, nëse nuk ndjeni ndonjë dhimbje të veçantë, mund t'i përkushtoheni nxirjes pa problem.

Fjala kyçe, në çdo rast, është të jesh e qetë me veten dhe trupin tënd; menstruacionet nuk duhet të jenë më një tabu, përkundrazi.