Në dhomën më të qetë në botë mund të dëgjosh gjakun që rrjedh nëpër trup

E Mërkurë 29 Janar 2025, 12:27
TiranaPost
Selia e Microsoft në Redmond ka brenda dhomën më të qetë në botë, që mban edhe rekordin Guinness.
Qetësia në këtë dhomë është -20 decibel.
Është aq e heshtur sa çdo tingull i vogël trupor bëhet zhurmë e pakëndshme dhe shumica e vizitorëve luftojnë me veten dhe nuk ia dalin dot të qëndrojnë brenda për një kohë të gjatë.
E ndërtuar fillimisht për testimin e një produkti, kjo dhomë eliminon pothuajse të gjithë zhurmën e jashtme.
Edhe nëse një avion do të ngrihej aty pranë kësaj dhome, mezi do të dëgjonit më shumë se një zhurmë e butë në këtë hapësirë të jashtëzakonshme.