Stil jete

Në Disney tani mund të hysh pa maska

Në Disney tani mund të hysh pa maska

Nga e shtuna e sotme kushdo që hyn në botën e Disney Land nuk e ka të nevojshme mbajtjen e maskës. Të rriturit dhe fëmijët mund të shijojnë parkun e madh pa sikletin e maskës.

Sigurisht që bëhet fjalë vetëm për në ambientet e jashtme. Në ato të mbyllura ende nevojitet maska. Në restorantet brenda Disney-t duhet gjithashtu.

Gjatë gjithë këtij viti kur maska ishte e detyrueshme në këto ambiente pati disa raste kur rojet e sigurisë hasën në kundërshti nga njerëz të caktuar, debati precipitoi dhe bëri edhe xhiro në media. Është i freskët rasti i një burri që pështyu mbi rojen pasi i kërkoi me ngulm ose të vendoste maskën, ose të mos hynte.

*Artikulli i Market Watch u përshtat në shqip nga Tiranapost.al