Stil jete

Në fund të katastrofës edhe kur ke dalë i gjallë, je ti, por njeri tjetër

Në fund të katastrofës edhe kur ke dalë i gjallë, je

Paratë nuk mund ta blejnë imunitetin, por mund ta shtojnë atë. Ndaj disa njerëz po shpenzojnë për të rritur mbrojtjen dhe për të shmangur prekjen nga COVID-19. Lanserhof, një klinikë shëndetësore private, në Londër, ka pësuar rritje me 18% të prenotimeve për “Plus Support Infusion”, një procedurë intravenoze që rrit imunitetin. Injeksioni përmban vitaminë C si dhe aminoacide dhe Zink, sidomos ky i fundit luan një rol vendimtar në sistemin imunitar. Procedura kushton 387 dollarë.

Përpos kësaj për të tjerë ofrohet gjithashtu edhe një kombinim i dietës dhe ushtrimeve në palestër për të rritur gjithashtu imunitetin. Njerëzit me imunitet më të dobët janë të predispozuar të preken nga infeksione të ndryshme, edhe gjatë një ftohjeje të zakonshme, jo vetëm ndaj koronavirusit.

Një grup tjetër të pasurish kanë regjistruar fëmijët në programe mësimore online për të shmnagur mbetjen mbrapa me mësimet.

Të pasurit nuk janë në panik, thjesht blejnë

Ndërkohë që shumica e njerëzve kanë mbushur qeset me letra higjienike, makarona, oriz dhe çdo produkt tjetër mbijetese, shitjet e luksit online kanë pësuar një rritje nga 33 miliardë dollarë, në 44 miliardë dollarë. Përjashtim çuditërisht bëjnë maskat 69 dollarëshe të luksit. Tani njerëzit janë në listë pritje për maskat e lira me shumë filtra dhe shtresa që pretendohet se bëjnë mbrojtje më të mirë. Në fund të fundit, kur vjen fjala për të qenë më të sigurt, edhe ata të luksit, preferojnë maskat që u hyjnë më shumë në punë.

*Artikulli i The Forbes u përshtat në shqip nga Fabjola Hije