Në Itali pilulat kontraceptive do të jenë falas, por vetëm për vajzat nën 26 vjeç

E Shtunë 4 Nëntor 2023, 17:16
TiranaPost
Pilulat kontraceptive për të shmangur shtatzënitë e paplanifikuara do të jenë falas për të gjithë vajzat në Itali.
Vetëm se do të ketë një kufi moshe dhe ai është nën 26 vjeç. Pra do t'i përfitojnë falas vetëm vajzat nën 26 vjeç.
Pilulat do të mund të tërhiqen në klinika dhe spitale publike.
Pas disa muajsh diskutime, strategjia e re e Bordit Drejtues është gati edhe pse jo në të gjithë Italinë.
Ende nuk është gati e gjithë Italia për të nisur shpërndarjen falas, ndaj si fillim do të aplikohet në disa rajone, për t'u përhapur kudo pastaj.