Në pallatin mbretëror të gjithë të shqetësuar për sezonin e pestë të ‘The Crown’. Dëmton reputacionin e Mbretit Charles

Buckingham Palace është shqetësuar për reputacionin e Mbretit Charles, pasi “The Crown” ka lajmëruar nisjen e sezonit të pestë, në 9 nëntor.
Në këtë sezon do të trajtohet tradhtia e Charles me Camilla-n dhe divorci me Diana-n.
Në fundjavë, një trailer i publikuar nga “The Crown” tregoi Princeshën Diana, të portretizuar nga Elizabeth Debicki dhe Princin Charles, të luajtur nga Dominic West, duke u përgatitur për intervista televizive rreth marrëdhënies së tyre.
Publikimi do të vijë dy muaj pasi Charles ka bërë detyrën e mbretit dhe është në pritje të kurorëzimit.
Në Pallatin Mbretëror janë të shqetësuar pasi nuk është një dokumentar, por një dramë dhe regjisori sigurisht do të japë më shumë nga vetja.
Një mik i Mbretit Charles, që ruan anonimatin, thotë se ky serial është shfrytëzues.
“Ajo që njerëzit harrojnë është se ka qenie të vërteta njerëzore dhe jetë reale në qendër të kësaj”, thotë shoku i Charles.
Sezoni i ri as nuk u shty dhe as nuk iu bë ndonjë ndryshim për shkak të vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth.
Sezoni i pestë do të përfshijë vitet 1990 deri në 1992.
Do të fillojë me Sir John Major si Kryeministër dhe do të përfundojë me ardhjen e Tony Blair.