Stil jete

Në Piza ka një telefon ku mund të flasësh me ata që s`mundesh!

Në Piza ka një telefon ku mund të flasësh me ata që

Po sikur t'ju thoshim se ka një vend ku mund të flisni me njerëz që nuk janë më këtu? Ata që keni dashur dhe nuk do të ndaloni kurrë së dashuruari. Kujt ndoshta do të donit t'i tregonit atë gjë që nuk kishit kohë t'ia tregonit, apo edhe thjesht t'i pyesni si janë?⁠

Jemi në Capannoli, në provincën e Pizës. Një qytet i vogël, i humbur në gjelbërim që duket se ka dalë nga një film dhe ku prej disa kohësh shumë njerëz shkojnë çdo ditë.

Pikërisht këtu, në kodrën më të lartë është vendosur Telefono Del Vento. Një telefon i veçantë, pa asnjë lidhje, por që mund të përdoret për të folur në mënyrë simbolike me ata që nuk janë më këtu, duke lënë një mesazh që më pas do t'ua dërgojë era.

Por jo vetëm kaq. Përveç komunikimit me të dashurit, 'telefon i erës' mund të përdoret në mënyrë ideale edhe për të folur me veten, siç shpjegohet nga vetë ideatori, i cili dëshironte të sillte në Itali këtë projekt të famshëm të lindur në Japoni, në vitin 2011. ⁠

“Mund ta përdorni kabinën për t`u çliruar, për të bërë thirrje, për të hapur zemrën dhe për të treguar ndjeshmërinë. Pse të flasim vetëm me ata që nuk janë më këtu? Është mirë të flasim me veten, t'ia besojmë fjalët erës”.

Po ti a ke dikë me të cilin do doje të flisje, por nuk mundesh?