Stil jete

Nënat që nuk e dashuruan fëmijën e tyre me shikim të parë rrëfehen!

Nënat që nuk e dashuruan fëmijën e tyre me shikim të

Edhe pse të pasurit e një fëmije është një rast lumturie, rreth 20% e nënave dhe baballarëve të rinj nuk e ndiejnë atë lidhje të veçantë me të porsalindurin e tyre në momentin që i shikojnë për herë të parë. Por nuk ka asnjë arsye të ndiheni fajtorë sepse është thjesht çështje kohe.

Sepse prindërit nuk janë më i njëjti person që ishin më parë.

Mund të jenë duke përjetuar sindromën Baby Blue, që lidhet me depresionin pas lindjes.

Kanë frikë se çfarë mund t`u ndodhë pas lindjes (në lidhje me ndonjë ndërlikim).

Traumat e kaluara (një abort i mëparshëm, apo një fatkeqësi) mund t`i ndikojë.

Realiteti është shumë ndryshe nga pritshmëritë, nga moskapja e gjirit tek barku i fryrë i nënës edhe pas lindjes.

Nënat rrëfehen:

“Vjehrra ime duket më e ngazëllyer dhe e dashuruar me djalin tim se unë ... dhe gati më bën të ndihem sikur nuk jam nënë e mirë sepse nuk duket se e dua aq shumë sa ajo.”

“Unë mendoj se media dhe perceptimi i publikut na kanë shpëlarë trurin duke menduar se duhet të ndiejmë një mënyrë të veçantë kur lindin bebet tona.”

“Unë u dashurova me shikim të parë me të fëmijë tim të parë, por jo me të dytin (diçka që rrallë ia them dikujt sepse ende ndihem fajtore për këtë!). Po kaloja një kohë të vështirë në përgjithësi kur lindi i dyti, dhe lindja e tij ishte traumatike për mua, mbase kjo është e gjitha.”

“M'u deshën 3-5 muaj të mirë për ta ndjerë atë lidhje. Kur ata janë të porsalindur dhe vetëm një patate e vogël e pafuqishme, ju kujdeseni për ta nga detyrimi. Sapo fillova të marr buzëqeshje dhe ndërveprim, e dashurova.”