Stil jete

Ç`nënkupton puthja e partnerit në ballë?

Ç`nënkupton puthja e partnerit në ballë?

Puthja franceze, puthja sanduiç, puthja në ballë janë vetëm disa nga mënyrat e shumta për të puthur partnerin. Secila është një mënyrë për të përcjellë një qëllim dhe emocion specifik.

Po sot do fokusohemi tek puthja në ballë. Laurel Steinberg, një seksologe klinike dhe terapiste marrëdhëniesh e përcakton puthjen në ballë si gjest që demonstron një intimitet të fortë emocional në çift. është një gjest jo-sensual që komunikon diçka shumë të thellë.

Për më saktë, ka 5 kuptime

1. Ekziston një lidhje e fortë emocionale midis jush

Puthja franceze sigurisht tregon një tërheqje seksuale, por një puthje në ballë simbolizon afërsinë emocionale që ekziston midis çiftit. Një fije lidhëse midis emocioneve të njërit dhe tjetrit.

Kjo është arsyeja pse prindërit dhe gjyshërit shpesh i puthin fëmijët dhe nipërit e tyre në ballë, ky gjest tregon shumë.

2. Partneri ju puth shpirtin

Kjo është e vërtetuar biologjikisht. Nxehtësia dhe presioni i buzëve në ballin tonë stimulojnë gjëndrën pineale, e cila është përgjegjëse për lëshimin e hormoneve që shkaktojnë lumturi dhe mirëqenie mendore. Për këtë arsye, kur marrim puthje në ballë, ndjehemi paksa të dehur. Me një puthje në ballë partneri mund të ndryshojë gjendjen tonë shpirtërore, sikur të na puthte mendimet ose idetë tona. Na puth si qenie njerëzore dhe jo si trup.

3. Të pëlqen për atë që je dhe jo për trupin

Një puthje në ballë tregon vlerësimin mendor, është një mënyrë shpirtërore për të treguar dashurinë dhe respektin. Nëse partneri juaj ju puth në ballë, nuk ju shikon si objekt seksi.

4. Partneri ka nevojë për puthje në ballë gjithashtu

Shpesh shpresojmë që qëndrimi që kemi me njerëzit të jetë i njëjtë me qëndrimin e atyre ndaj nesh, kështu që ne lidhemi me botën përreth nesh siç do të donim që ajo të lidhej me ne. E njëjta gjë ndodh në marrëdhëniet në çift. Prandaj, një puthje në ballë mund të fshehë një nevojë nga partneri, për t`u ndjerë i dashur dhe i respektuar ose nevojën për afeksion dhe lidhje shpirtërore.

5. Partneri është i lumtur dhe krenar që ju ka pranë

Gjetja e dikujt të veçantë për të ndërtuar një marrëdhënie po aq të veçantë i bën njerëzit të ndihen të përmbushur, duke i joshur ata që t'i tregojnë botës lumturinë e tyre. Një puthje në ballë në publik është një shfaqje e përsosur e krenarisë.