Stil jete

Video/ Nëse do t’i lash luleshtrydhet në ujë me kripë nuk do duash t’i hash më kurrë

Video/ Nëse do t’i lash luleshtrydhet në ujë me kripë

Njerëzit në TikTok po thonë së fundmi se duhet t’i lajmë luleshtrydhet në ujë me kripë, sepse krimbat jetojnë brenda tyre.

Me siguri të gjithë (përfshirë edhe ne të redaksisë :) i kemi larë deri tani luleshtrydhet thjesht me ujë.

Por pasi të shikoni këtë video me siguri që do ta provoni.

Gjithçka që duhet të bëni është që të mbushni një enë me ujë, të hidhni kripë dhe pasi të tretet të vendosni aty luleshtrydhet dhe prisni rreth 30 minuta.

Rezultati ishte tmerrues: krimbat nisën të lëviznin në sipërfaqen e luleshtrydheve.

Video/ Nëse do t’i lash luleshtrydhet në ujë me kripë

Sipas disa ekspertëve, larja e perimeve dhe frutave në ujë me kripë mund të ndihmojë në largimin e pesticideve. Por tani e dimë se gjithashtu ndihmon në heqjen e krimbave apo insekteve.

Video/ Nëse do t’i lash luleshtrydhet në ujë me kripë

Po çfarë janë këto krimba? Ata janë pasardhësit e një mize frutash të quajtur Drosophila. Femrat lënë vezët e tyre në brendësi të frutave që sapo kanë filluar të piqen, veçanërisht boronica dhe luleshtrydhet./Burimi BuzzFeedNews