Nëse je asocial, je më inteligjent nga sa mendon dhe e thotë shkenca
Nëse jeni antisocial, jeni shumë më të zgjuar nga sa mendoni. Dhe shkenca kështu mendon.
Kërkimet e fundit kanë treguar se pas kësaj lloj sjelljeje ekziston një inteligjencë e jashtëzakonshme.
Kërkimi i botuar në British Journal of Psychology hedh dritë mbi sjelljen shoqërore.
Njerëzit që pothuajse gjithmonë refuzojnë një ftesë, të cilët nuk marrin pjesë në festa dhe ngjarje, duke preferuar të jenë vetëm dhe vetëm me veten e tyre janë kjo kategori që përcaktohet si anti-shoqërore pra (asociale) dhe jo vetëm që hasin kritika nga të tjerët, por gjithashtu etiketohen si të çuditshëm dhe të ndryshëm.
Pse janë më të zgjuar asocialët?
Kërkimi, i botuar në revistën prestigjioze angleze, arriti në përfundimin se: Personi asocial mendon se koha e kaluar në marrëdhënie, qofshin festa, ngjarje shoqërore, apo thjesht dalje rutinore, i konsideron këto momente si humbje kohe.
Nga ana tjetër preferon t`i fokusojë energjitë për të studiuar dhe për të reflektuar.
Shkuarja në një festë për shembull të pengon të meditosh, të reflektosh apo të kuptosh më thellë një temë ose një koncept.
Këta njerëz zakonisht krijojnë një karakter dhe personalitet shumë të fortë.
Duke u bërë jo vetëm më i pavarur se mesatarja e njerëzve, por edhe më i aftë për të përballuar jetën.
Studimi gjithashtu arriti në një tjetër zbulim interesant. Njerëzit shumë inteligjentë përfundojnë të izoluar nga ata përreth tyre, sepse ata e shohin botën në një mënyrë tjetër.
*Artikulli i Giorno dopo Giorno u përshtat në shqip nga Tiranapost.al