Stil jete

Nëse ke zili ata që postojnë foto nga palestra në rrjetet sociale!

Nëse ke zili ata që postojnë foto nga palestra në rrjetet

Bombardohemi çdo ditë me mesazhe dhe postime që duhet të na shtyjnë të shkojmë në palestër. Shumë njerëz duket se janë të lumtur që të dokumentojnë arritjet e tyre në palestër.

Por të shohësh ato fotot në Instagram mund të jetë një thikë me dy presa: ose mund të frymëzojë ose mund të shkaktojë ndjenja faji.

Është koha e duhur që duhet të ndalojmë së turpëruari se nuk shkojmë në palestër kur shohim ato fotot, në rrjetet sociale apo diku tjetër. Veçanërisht sepse një studim së fundi sugjeron se mund të ketë të njëjtat përfitime si ato që stërviten rregullisht, duke u stërvitur një ose dy ditë në javë.

Nëse ke zili ata që postojnë foto nga palestra në rrjetet

Studiuesit në Universitetin Loughborough në Angli hulumtuan zakone të ndryshme të stërvitjes nga më shumë se 60,000 të rritur nga viti 1994 deri në 2012-. Ata i ndanë në katër grupe: "luftëtarët e fundjavës", të cilët nuk stërviteshin gjatë javës, por bënin 150 minuta ose 75 minuta ushtrime me intensitet të lartë gjatë një ose dy ditëve; njerëz që stërviteshin disa herë në javë; njerëzit që postonin stërvitjet e tyre; dhe njerëzit që nuk ushtroheshin. Ekipi gjithashtu studioi shkakun e vdekjes në certifikatat e vdekjes së pjesëmarrësve që vdiqën gjatë kohëzgjatjes së sondazhit (8,802 persona vdiqën).

E botuar në Gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane, nga të dhënat u dol në rezultatin se "luftëtarët e fundjavës" dhe dy grupet e tjera të ushtruesve rrezikoheshin më pak nga sëmundjet e zemrës apo kanceri krahasuar me ata që nuk ushtroheshin.

Dhe kjo do të thotë? Që mund të zgjedhësh të stërvitesh më pak, por mjafton ta bësh. Pavarësisht se kjo nuk provon që një frekuencë ushtrimesh mund të parandalojë sëmundjet, mos harroni që ushtrimet janë diçka e mirë për të qëndruar të shëndetshëm./ Burimi Glamour