Stil jete

Nëse të pëlqeu ‘Mare of Easttown’, këto filma e seriale janë për ty

Nëse të pëlqeu ‘Mare of Easttown’, këto filma e

E mbarove “Mare of Easttown” në HBO? Nëse të pëlqejnë subjektet me krim, detektivë e mister ka disa sugjerime të tjera. “Town and Country” i ka listuar.

The Stranger

Një zbulim tronditës që vjen nga një i panjohur trondit botën e Adam Price. Seritë e një sezoni, tetë episodesh mbërthejnë shikuesin pas misterin. Nuk dihet ende nëse do të ketë një sezon të dytë.

The Flight Attendant

Kaley Cuoco luan rolin e një stjuardese në serialin e HBO Max. Me vesin e tepruar të të pirit alkool, Cuoco zgjohet një mëngjes me një burrë të vdekur në shtrat pranë saj dhe nuk mban mend sesi ai u gjend aty.

Cruel Summer

Producente ekzekutive e këtij seriali është Jessica Biel që ka bërë edhe “The sinner”. Historia lidhet me një mister dhe ngjarje të vendosura në vitin 1990. Një vajzë zhduket dhe një tjetër vajzë merr jetën e saj. Në këtë rast klasik të krizës së identitetit, është e vështirë të dish se kujt t'i besosh.

The Head

Një grup i një qendre kërkimore të vendosur në Antarktid takohet me një vrasës serial. Në një zonë aq të izoluar, a mund të jetë vrasësi pjesë e ekipit?

Tell Me Your Secrets

Të gjithë kanë një të shkruar dhe çdo e kaluar tregon një histori. Në këtë serial historitë janë plot mister, gënjeshtra dhe vrasje. Ka shumë dinamizëm.

*Artikulli i Town and Country u përshtat në shqip nga Tiranapost.al