Stil jete

Netflix e bën vaksinën e Covid të detyrueshme

Netflix e bën vaksinën e Covid të detyrueshme

Netflix do të kërkojë që kastet dhe stafet e prodhimeve të tij në SHBA të vaksinohen kundër COVID-19. Kjo masë vjen në kushtet e përhapjes së variantit Delta në Amerikë sidomos, por edhe në pjesën tjetër të botës.

Sipas raportit, Netflix planifikon të bëjë disa përjashtime nga ky rregull i ri vaksinimi duke mos detyruar ata që nuk dëshirojnë ta kryejnë për moshën që kanë, arsyet shëndetësore apo fetare.

Masa të ngjashme janë marrë nga kompanitë si Facebook dhe Google për punonjësit që do kthehen në zyrat e tyre, dhe Presidenti Joe Biden pritet të njoftojë sot vaksinimin e detyrueshëm edhe për punonjësit federalë. Në të kundërt atyre do t`u kërkohet test i herëpashershëm.

Edhe Apple thuhet se do votojë një vendim të tillë për punonjësit që do kthehen të punojnë nga zyra.

Netflix është e para studio kinematografike që e vendos të detyrueshëm vaksinimin ndaj Covid.