Stil jete

Netflix nuk gjen rehat. Po teston një mënyrë tjetër për të mos lejuar njerëzit të ndajnë fjalëkalimet

Netflix nuk gjen rehat. Po teston një mënyrë tjetër për

Netlfix nuk gjen qetësi. Aktualisht po teston një mënyrë tjetër për të mos lejuar ndarjen e fjalëkalimeve. Nëse për njerëzit është e leverdisshme ta marrin kodin nga një i afërm apo mik për të parë filma e seriale në Netflix, për kompaninë kjo është shkatërruese. Mendohet se janë rreth 100 milionë familje që po përdorin llogari për të cilat nuk paguajnë.

Netflix po u kërkon aktualisht klientëve të paguajnë një tarifë nëse duan të përdorin llogarinë e tyre në një shtëpi shtesë. Pra do të kontrollohet location (vendndodhja). Nëse motra apo shoqja do të të japë fjalëkalimin, do duhet të paguajë më shumë. Po edhe nëse ka vetë një shtëpi të dytë, do duhet të paguajë shtesë për të parë Netflix nga një vendndodhje tjetër nga ajo kryesorja.

Prova po zhvillohet në pesë vende në Amerikën Latine, një rajon ku Netflix thotë se ndarja e fjalëkalimeve është veçanërisht e lartë.