'Squid Game' bëhet reality show! Fituesi merr 4.56 milionë dollarë

E Mërkurë 15 Qershor 2022, 12:21
TiranaPost
Netflix do e bëjë “Squid Game” real (por pa gjak dhe vrasje).
Platforma e transmetimit ka miratuar një reality show të quajtur “Squid Game: The Challenge”, e cila do të vendosë 456 garues kundër njëri-tjetrit në një seri lojërash të frymëzuara nga seriali e suksesshëm.
Shpërblimi i vendosur është 4.56 milionë dollarë.
I lançuar në vitin 2021, “Squid Game” u bë shpejt një sukses ndërkombëtar.
Netflix tha se “Squid Game: The Challenge” do të shfaqë lojëra nga seria origjinale, si dhe disa “shtesa të reja befasuese”. Në total do të ketë 10 episode.