Stil jete

Netflix rimerr veten dhe bëhet rivali kryesor i Hollivudit

Netflix rimerr veten dhe bëhet rivali kryesor i Hollivudit

Pak kohë më parë Netflix ishte zhytur në errësirë. Rritja e madhe 10-vjeçare e kompanisë që e kishte bërë atë të preferuarën e Wall Street, mori fund të papritur në pranverën e vitit 2022 me zbulimin se ajo po humbte qindra mijëra abonentë.⁠

Një krizë nga e cila Netflix e mori veten shpejt. I gjithë çelësi duket se fshihej pas ndarjes së fjalëkalimeve. Që kur Netflix ndaloi ndarjen e fjalëkalimeve duke identifikuar pajisjet nga hyjnë përdoruesit, abonentët janë rritur.

Që prej majit të 2023-shit, Netflix ka shtuar 45 milionë abonentë që paguajnë. Ta mendosh që të gjithë këta e merrnin aksesin nga motra, vëllai, shoqja, kushëriri…

Çmimi i aksioneve të Netflix është rritur më shumë se 300% dhe ka kapur nivelet më të larta të të gjitha kohërave.⁠ Shifra këto që e bëjnë konkurrentin kryesor të Hollivudit.