Stil jete

Neuroshkenca pas arsyes pse truri juaj ka nevojë për dashuri

Neuroshkenca pas arsyes pse truri juaj ka nevojë për dashuri

Kërkimet në neuroimazheri tregojnë se truri juaj është po aq i ndjeshëm ndaj dashurisë sa ndaj ushqimit. Pra, dashuria ka një vend të veçantë në trurin tonë dhe është thelbësore për mbijetesën tonë.

Ne jetojmë më shëndetshëm dhe më gjatë kur jemi të rrethuar nga të dashurit tanë.

Miqtë, njerëzit që duam ose kafshët shtëpiake, të gjithë kanë rëndësi.

Këto marrëdhënie dashurie mbrojnë zemrën tuaj, trurin tuaj dhe mbështesin mirëqenien tuaj mendore. Termi "të duam" është çelësi dhe përshkruan marrëdhëniet ku të dy palët kanë ndjeshmëri dhe përgjegjshmëri ndaj nevojave të njëri-tjetrit, në një mënyrë që i sjell vlerë jetës së secilit person.

Të gjitha llojet e dashurisë kanë rëndësi

Gjatë akteve të dashurisë, truri dhe trupi ynë lidhen ngushtë me valët tona elektrike të trurit, ritmin e zemrës dhe frymëmarrjen e të dashurve tanë.

Kjo nuk është veçanërisht për marrëdhëniet romatike. Dashuria në marrëdhëniet fëmijë-prind, vëlla-motër dhe miq të ngushtë gjithashtu mund të riprodhojnë këto emocione.

Edhe fotot e kafshëve shtëpiake mund të aktivizojnë pjesë të trurit tuaj të përfshira në emocione.

Marrëdhëniet e dashurisë rrisin jetëgjatësinë: mbrojnë gjenet dhe trurin tuaj dhe zvogëlojnë rrezikun e vdekjes së parakohshme.

Kështu, një nga mjetet më të mëdha për mirëqenien tonë është të rrethojmë veten me marrëdhënie dashurie.