Nga 1 korriku do të nisë aplikimi i gjobave për qeset plastike. Kryeministri Edi Rama ka dhënë njoftimin në Facebook.
“Kënaqësia e qeseve prej letre në pazaret e ditës
Sa mirë të shohësh që përditë e më shumë tregtarë po zëvendësojnë qeset e dëmshme plastike, me qeset e shëndetshme të letrës, ndërsa shumë blerës po marrin trasta për Pazar.
Kështu mbrojmë Shqipërinë e fëmijëve tanë nga dëmi i frikshëm i qeseve plastike mbi mjedisin dhe shëndetin.
Në 1 korrik nis aktivizimi i gjobave!”, shkruan Rama.
Qeset plastike janë ndaluar të përdoren nga subjektet tregtare në vend që prej 1 qershorit.