Nga Berati i turizmit, ku shqiptarë e të huaj bënë gëzuar për miqësinë
E Enjte 8 Gusht 2024, 13:32
TiranaPost
Berati ka nisur mbrëmjen e djeshme natën e parë të Festës së Miqësisë. Një festë që do të zgjasë deri ditën e diel.
Me birra, muzikë, shoqëri të mirë dhe shumë qejf, u mblodhën dje në sheshin kryesor të qytetit, shqiptarë e të huaj.
Sheshi i ri "Teodor Muzaka" mblodhi të madh e të vogël në një mbrëmje fantastike me qindra njerëz.
West Side Family dhe Aroilda u kujdesën për të mbajtur atmosferën gjallë.
Në netët në vijim do të jenë Gerta Mahmutaj, Lorenc Hasrama e Mateus Frroku të ftuar specialë.
Merri miqtë dhe mos mungo!