Stil jete

Nga burri shtatzënë, tek zemra me duar. Cilët janë emojit e rinj të këtij viti?

Nga burri shtatzënë, tek zemra me duar. Cilët janë emojit e

Emoji vazhdimisht ndryshojnë dhe rinovojnë veten, ose dalin imazhe të reja. Në 17 korrik u mbajt Dita Botërore e Emoji dhe me atë rast u prezantuan skicat e emojive të reja 2021-22, disa prej të cilave duhet të hyjnë në përdorim duke filluar nga vjeshta e ardhshme.

Propozimet janë interesante. Është një burrë shtatzënë, dy duar që formojnë një zemër, ka një fytyrë që shkrihet së qeshuri, një tjetër që përshëndet, ai që lëviz me sy në stilin manga, por ka edhe një bateri që po mbaron. Ka gjithashtu buzë që kafshohen. Të tjerat shikoji në foto.

Nga burri shtatzënë, tek zemra me duar. Cilët janë emojit e

Sigurisht që jo të gjithë këta emoji do të hyjnë në përdorim. Konsorciumi Unicode, do të duhet t'i miratojë.

Duart me ngjyrë që krijojnë zemrën dhe burri shtatzënë do të jenë patjetër. Kjo për të nxitur barazinë dhe gjithëpërfshirjen.