Stil jete

Nga djali i bosit të Camorra-s, në një grua trans që lufton mafian

Nga djali i bosit të Camorra-s, në një grua trans që lufton

Ligji, lufta kundër mafies dhe burgjet. Ky është misioni i Daniela Lourdes Falanga. Ajo është anëtarja më e re e Arcigay (shoqatës më të madhe në Itali të grupit LGBTI).

Asgjë e çuditshme deri këtu do të thoni ju. Po historia e saj personale ka më shumë se kaq. Nis që kur quhej Raffaele dhe ishte djali i një prej bosëve më të mëdhenj dhe drejtuesve të grupit kriminal Camorra. Si djali i madh i shefit ishte i destinuar për të trashëguar pushtetin.

Rruga nga e cila ka kaluar është prej të qenit shefi i dështuar i klanit të Camorra-s te ekzekutivi kombëtar i Arcigay, një udhëtim i bukur.

“Është një emocion i madh. Ishte një kongres i rëndësishëm, për herë të parë u zgjodh një presidente femër (gazetarja Natascia Maesi) dhe për herë të parë u vendos të ritheksohet ajo që kemi bërë në Napoli prej kohësh për luftën kundër mafies, ndihma për të burgosurit, beteja e përditshme për ligjshmëri”, thotë ajo sot.

“Kam lindur dhe jam rritur në brendësi të Napolit, kam qenë djali i parë i një shefi shumë të frikshëm, i përfshirë në luftën në Campania midis Cutolo-s dhe të tjerëve. Ishin vitet 80-90, dhuna mbretëronte mbi gjithçka”, thotë Daniela që zgjodhi rrugën që babai i saj s`do ta kishte imagjinuar.

Në një fragment të intervistës së fundit që ka dhënë, flet edhe për takimin me babain pas shndërrimit.

“Kur e takova babain tim në burg, më tha: Mendove se s`do të të njihja? Thërret gjaku!”, tregon Daniela.