Stil jete

Nga gjithçka që të thonë, këto janë fjalitë që s`duhet t`ua vësh më veshin

Nga gjithçka që të thonë, këto janë fjalitë

Jemi në shekullin e 21-të dhe nuk ka vend për stereotipe. Mos dëgjo askënd që të thotë:

Duhet të dukesh femërore

Edhe nëse ajo është nëna jote. Kohët kanë ndryshuar. Në sytë e meshkujve duket bukur edhe Pamela Anderson, por edhe Cara Delevingne.

Oh, kurrë nuk do ta gjesh një burrë me kaq shumë pretendime sa ke ti.

Disa njerëz nuk janë mjaftueshëm të lumtur me jetën e tyre dhe duan të të bëjnë të ndihesh i parehatshëm edhe ti.

Jeta jote personale është më e rëndësishme se ajo profesionale.

E lumtur kur gatuan dhe e ke me qejf. E lumtur kur mbyll një prezantim të shkëlqyer në punë.

Po bota, ç`do thotë bota?

Njësoj si tek Marigoja. E ç`rëndësi ka se çfarë thonë njerëzit kalimtarë në jetën tuaj?

Një burrë duhet… një grua duhet…

Nuk ka në fakt receta të gatshme se çfarë duhet të bëjë një burrë dhe çfarë duhet të bëjë një grua. Sido që ta vazhdoje fjalinë, në ditët e sotme, kur gjithmonë e më shumë lobohet për barazi gjinore, këto fjali nuk gjejnë vend dhe nuk duhen marrë parasysh.

E kush është ai që s`do fëmijë, që nuk dashke ti?

Kjo fjali me siguri të është thënë nga një njeri që ka ëndërruar gjithë jetën familjen e madhe me tre fëmijë të lezetshëm nëpër shtëpi. Po jo të gjithë ëndërrojnë njësoj.

*Artikulli i Bright Side u përshtat në shqip nga Tiranapost.al