Stil jete

Nga njëshi tek shtata, për çfarë ke harruar ta falënderosh nënën!

Nga njëshi tek shtata, për çfarë ke harruar ta

Ndonjëherë kujdesin e nënave tona e marrim si të mirëqenë. Që nga kujdesi për ne e deri te problemet e moshës së rritur, nënat tona ishin pranë nesh, duke na dhënë këshilla. Për këtë shkak, jemi mësuar aq shumë me qëndrimin e nënave tona sa kemi harruar sa mirënjohës duhet të jemi.

Për çfarë ke harruar ta falënderosh?

1. Për menaxhimin e të mundurës dhe të pamundurës në emër të familjes.

Nënat janë engjëj mbrojtës. Janë themelet e familjeve. Nënat kapërcejnë çdo vështirësi. Disa nëna heqin dorë nga shoqëria, nga partneri, por kurrë nga fëmija.

Nga njëshi tek shtata, për çfarë ke harruar ta

2. Për përballjen me botën duke na vendosur gjithmonë mbi veten e saj.

Që nga mbajtja për 9 muaj deri te lindja dhe kujdesi për secilin hap të fëmijërisë sonë dhe madje edhe të rritjes, nënat janë heroina. Për të gjitha momentet kur kishim ftohtë, kur ishim të uritur ose të sëmurë, nënat tona ishin pranë nesh, duke u kujdesur për ne. Për atë vetëmohim dhe gjithë vëmendjen që nënat na dhanë, të gjithë duhet të jemi mirënjohës dhe t`ia tregojmë atë.

3. Për të bërë kilometra të tëra për një jetë më të mirë.

Kjo pikë u dedikohet të gjitha nënave emigrante që u larguan nga qytetet dhe vendet e tyre me familjet për të gjetur kushte më të mira jetese diku tjetër. Ka pak fjalë për të përshkruar se sa të guximshme ishin.

Nga njëshi tek shtata, për çfarë ke harruar ta

4. Për të qenë gra të guximshme, frymëzuese.

Jeta mund të mos ketë qenë gjithmonë e mirë me nënat tona, por ato ishin më të mirat për ne. Edhe përballë problemeve, nënat na mësuan ta shohim jetën në një këndvështrim të ëmbël, por realist.

5. Për të na udhëhequr nëpër rrugët e vështira të moshës madhore.

Nënat na tregojnë se si të marrim vendime të vështira, të përballemi me fatkeqësi, të zgjedhim njerëzit me të cilët kemi marrëdhënie dhe gjithashtu, si të jemi nënë për fëmijët tanë.

Nga njëshi tek shtata, për çfarë ke harruar ta

6. Për të na dhënë mësime të vlefshme të jetës.

"Jo"-ja për të blerë një lodër të shtrenjtë na mësoi vlerën e parave. Refuzimi për të na lënë të dalim na tregoi rëndësinë e sigurisë. Megjithëse mund të mos e kemi kuptuar në fillim, nënat tona na kanë dhënë mësime që nuk harrohen.

7. Për dashurinë më të madhe të pakushtëzuar që vetëm nënat mund të dhurojnë.

Dashuria e një nëne është thjesht unike. Nënat biologjike, nënat adoptuese, njerkat, nënat e reja dhe të moshuara, nënat që janë mes nesh dhe nënat që janë larguar nga kjo jetë. Të gjitha kanë fuqinë të na japin një lloj dashurie të pastër dhe të pakushtëzuar.