Stil jete

Nga shtëpia pa drita ku u rrit, tek 7 detektivët që i vuri burrit nga pas. Elisabetta Franchi rrëfen jetën e saj

Nga shtëpia pa drita ku u rrit, tek 7 detektivët që i vuri burrit

Stilistja italiane Elisabetta Franchi ka folur për karrierën dhe jetën private në Corriere della Sera.

Shtëpia modeste

Elisabetta Franchi deklaron se nuk ka pasur një fëmijëri të thjeshtë dhe ka folur për episodet që kanë ndodhur në vitet e saj të hershme, familja e saj kishte vështirësi të konsiderueshme ekonomike.

“Kam lindur në një familje me origjinë shumë modeste. Nuk kishim energji elektrike dhe ngrohje, me përmbaruesin gjithmonë në derë: nëna ime kishte ndërtuar një dhomë të rrethuar me mure dhe kishte fshehur gjërat tona të pakta atje. Asnjëherë nuk e kam kuptuar se çfarë pune ka bërë nëna ime, babai im biologjik quhet Pasquali, por unë kam mbiemrin e burrit të parë të mamasë. Isha me fat, Elisabetta Pasquali nuk shkon”.

Dizajnerja në atë kohë, megjithë vështirësitë e shumta, e dinte se cilën rrugë donte të ndiqte në jetë: “Unë ëndërroja për bukurinë. Në shtëpi hynë vetëm njerëzit e gabuar, i fundit ishte një alkoolist. Gjatë debateve me nënën tonë, ne fëmijët fshiheshim nën tavolinë ose iknim natën në fshat. Kjo është arsyeja pse unë luftoj që gratë të çlirohen nga marrëdhëniet toksike.”

Pika e kthesës

Dizajnerja tregoi se si arriti të gjente rrugën e saj me kalimin e kohës: “Në moshën 17 vjeçare takova një djalë të mirë dhe ika me të. E gjeta veten në shtëpinë e tij, me familjen, prindërit dhe gjyshërit, një ëndërr. Punoja në tregun La Piazzola në Bolonja, në një tezgë të brendshmesh, ku fillova të studioja mirë gratë. I dërgova paratë në shtëpi, por asnjëri prej tyre nuk më deshi mua. Kam punuar në një lokal, pastaj në një kompani të modës së shpejtë, Imperial, ku në fillim shkarkoja kamionë me mallra. Kisha përballë njëzet njerëz brilantë në biznes, por atyre u mungonte shkëndija. Vazhdoi kështu për 4 vjet, para se të gjeja guximin të lëvizja”.

Takimi me burrin

Franchi tregoi se si takimi me bashkëshortin e saj, të dy ishin bashkë për 17 vite dhe drejtonin një kompani së bashku. Në kohën e vdekjes së partnerit të saj, Franchi mori kontrollin e plotë: «U dashurova me CEO-n e kompanisë ku punoja, 20 vjet më i madh se unë: quhej Sabatino Cennamo, ai u bë burri im dhe ne ndërtuam kompaninë tonë. Ne ishim bashkë për 17 vjet, sollëm në jetë Ginevrën bashkë. Më pas ai vdiq brenda 4 muajsh, nga kanceri i pankreasit.

Ndarja me Alan Scarpellinin

Elisabetta Franchi u nda së fundmi nga Alan Scarpellini: “U ndava nga partneri im Alan Scarpellini. Ne ishim bashkë 16 vjet, ai është babai i djalit tim Leone. Pastaj në një moment ose unë u rrita shumë ose ai mbeti shumë prapa. Nuk kishim më gjëra që na lidhnin.

Franchi rrëfen se punësoi hetues për të zbuluar tradhtinë e tij.

“Miqtë më hapën sytë: I vura shtatë hetues pas tij, më kthyen një dosje me prova. Përpara se ta hapja dosjen i kërkova të më tregonte vetë ai si ishin gjërat, por ai vazhdoi të gënjente. Kaluan bashkë edhe Krishtlindjet për hir të fëmijëve dhe në 4 janar i kërkova që të largohej”.