Stil jete

Një 12-vjeçar i kërkoi arkitektit me famë botërore të projektonte një shtëpi për qenin e tij. Ja përgjigjja që mori

Një 12-vjeçar i kërkoi arkitektit me famë botërore

Arkitekti i famshëm amerikan Frank Lloyd Wright projektoi ndërtesa ikonike si shtëpia Fallingwater në Pensilvani dhe Muzeu Guggenheim në Nju Jork - dhe një shtëpi për qenin e një djali 12-vjeçar që i dërgoi një letër.

Një 12-vjeçar i kërkoi arkitektit me famë botërore

Jim Berger u rrit në një shtëpi në San Anselmo, Kaliforni, të cilën prindërit e tij kishin porositur Wright që ta projektonte. Në vitin 1956, kur Berger ishte 12 vjeç, ai i dërgoi një letër Wright duke i kërkuar t’i projektonte shtëpinë e qenit të tij labrador, Eddie. Ai ofroi të paguante arkitektin. Wright projektoi planet dhe ia dërgoi me postë pas një viti, pa pagesë.

Një 12-vjeçar i kërkoi arkitektit me famë botërore

Struktura trekëndore ishte projektuar në përputhje me shtëpinë kryesore dhe përfshinte detaje të veçanta të Wright.

Një 12-vjeçar i kërkoi arkitektit me famë botërore
Frank Lloyd Wright

Kur Jim Berger iu bashkua ushtrisë në vitin 1963, babai dhe vëllai i tij Eric më në fund ndërtuan shtëpinë e qenit e njohur si "Shtëpia e Edit". Edi refuzoi ta përdorte megjithatë, duke preferuar të flinte në ngrohtësinë e shtëpisë kryesore.

Një 12-vjeçar i kërkoi arkitektit me famë botërore
Jim Berger dhe shtëpia e rindërtuar në 2010

Në vitin 2010, Jim dhe Eric Berger rindërtuan shtëpinë e qenit nga planet origjinale, për një film dokumentar rreth Wright.