Stil jete

Një 25-vjeçare njoftoi vdekjen e saj me një mesazh që bëri xhiron e rrjetit

Një 25-vjeçare njoftoi vdekjen e saj me një mesazh që

Daniella Thackray, një 25-vjeçare me një formë të rrallë kanceri shkroi njoftimin e vdekjes së saj – dhe mesazhi i fundit po rezonon në internet.

“Nëse po e lexoni këtë, atëherë do të thotë se unë kam vdekur nga beteja ime me kancerin dhe familja ime po poston mesazhin tim përfundimtar në emrin tim. Më pëlqeu jeta ime. Gjithçka që kisha arritur ishte ajo që doja. E doja punën time, të fejuarin tim, familjen time, miqtë dhe qenin tim, shtëpinë që do të blinim dhe të ardhmen që po planifikonim. Ne nuk mund të kontrollojmë atë që ndodh me ne, por mund të kontrollojmë se si reagojmë. Zgjodha të mos mbaja zi për jetën që po humbja pavarësisht se isha kaq e shkatërruar, por të shijoja çdo moment që më kishte mbetur. Siç kam thënë dhe besuar gjithmonë, duhet të shijoni gjërat e vogla në jetë dhe të vlerësoni çdo moment! Romantizoni jetën tuaj! Bëj çdo gjë që të bën të lumtur dhe mos lejo askënd të të heqë gëzimin e jetës".

Ajo e mbylli duke falënderuar të dashurit e saj që ia bënë jetën kaq magjike dhe i la një mesazh të veçantë të fejuarit të saj: “Vazhdo ta gëzosh jetën tënde tani, ti e meriton”.