Një asteroid mund të godasë tokën në 22 dhjetor të 2032-shit

E Premte 31 Janar 2025, 10:03
TiranaPost
E Mërkurë, 22 dhjetor i 2032-shit, ora 15:03. Mbaje shënim këtë orë dhe datë.
Ekziston një probabilitet 1.2% që asteroidi 2024 YR4, me një diametër të vlerësuar midis 40 deri në 100 metra, të përplaset diku në Tokë. Mundësitë janë të pakta, rreth 1 nga 83, por në çdo rast ato nuk janë zero.
Kjo ka vënë në alarm Departamentin e Mbrojtjes Planetare të Agjencisë Evropiane të Hapësirës që po monitoron me kujdes këtë 'gur kozmik’.
Megjithatë, sërish shanset për të goditur Tokën mbeten të pakta.
Një tjetër përllogaritje më e qartë do të bëhet në 2028-ën.