Një burrë arrestohet në Disney Land se nuk pranoi të maste temperaturën

Kur vjen fjala për rregullat ndaj Covid-19 nuk ka tolerim. Një burrë nga Luiziana nuk ka pranuar të masë temperaturën për të hyrë më pas në Disney Land.
Si pasojë e kundërshtimit dhe përplasjes me rojen e sigurisë, Kelly Sills u arrestua.
“Kam paguar 15 mijë dollarë për të ardhur këtu. Nëse dikush paguan 15 mijë dollar, sim und të mos lejohet të hyjë apo të dëbohet”, ka thënë 47-vjeçari.
15 mijë dollarë i ka kushtuar në fakt gjithë udhëtimi 5 ditor për veten dhe 7 anëtarët e tjerë të familjes.
“Covidi është diçka shumë serioze, por po ashtu janë edhe pushimet e mia dhe të familjes time”, tha ai.
Ky është rasti i dytë që prej rihapjes korrikun e kaluar të Disney Land që dikush përplaset me rojet e sigurisë. Një tjetër shtetas pështyu mbi rojen që iu lut të vendoste një maskë para se të hynte.
*Artikulli i Huffington Post u përshtat në shqip nga Tiranapost.al