Stil jete

Një burrë gjeti çekun me 4 milionë paund tek Haribot dhe e dorëzoi

Një burrë gjeti çekun me 4 milionë paund tek Haribot dhe e

Po sikur të gjenit një çek me vlerë 4 milionë paund, si do vepronit? Një burrë në Gjermani e gjeti mbi qeset e haribove që bleu. Supermarketi ia kishte dhënë për shlyerje firmës së Haribove.

Zotëria fatlum telefonoi kompaninë. Ata nuk e kërkuan mbrapsht vetëm iu lutën që ta shkatërronte dhe t`i dërgonte foto pastaj.

Ashtu veproi.

Gjashtë ditë më vonë, në adresën e shtëpisë së tij arriti një pako. Gjashtë qese haribosh brenda në shenjë falenderimi.

Kishte pritur më shumë. I kurseu kompanisë 4 milionë paund.

Kompania nga ana tjetër tha se kjo është një procedurë rutinë mirënjohjeje dhe në fund të fund nuk ia di dhe aq për faleminderit zotërisë. Sipas tyre çeku ishte në emrin e kompanisë dhe vetëm një punonjës i autorizuar do mund të tërhiqte paratë.