Stil jete

Një burrë përdori ChatGPT për të folur në Tinder me mbi 5 mijë gra dhe në fund gjeti gruan e jetës

Një burrë përdori ChatGPT për të folur në Tinder

Pasi kaloi dy vite beqar, Aleksandr Zhadan, një programues i specializuar vendosi të bëjë një eksperiment: përdori ChatGPT për të gjetur shpirtin binjak.

“Fillimisht po kërkoja një partnere në Tinder në Moskë dhe Shën Petersburg, por pas disa takimesh kuptova se gjërat nuk po shkonin ashtu siç unë shpresoja".

Për të thjeshtuar procesin e kërkimit, Aleksandr krijoi një program që përdor GPT-3, një nga modelet e inteligjencës artificiale pas ChatGPT, e aftë për të identifikuar vajzat në Tinder "me të paktën 2 foto profili" dhe këto të ngjashme me të tijat.

"Më pas unë bisedova me të dashurat e mundshme automatikisht", thotë ai.

Eksperimenti filloi në fund të vitit 2022 dhe jo pa probleme. Një version fillestar i softuerit premtonte dhurata pa pëlqimin e Aleksandr.

Pavarësisht vështirësive, ai arriti të organizojë 100 takime, në të cilat padyshim mori pjesë personalisht.

Në një nga këto 100 takime njohu: Karina Vyalshakaeva, gruan e ardhshme.

Po si reagoi ajo kur mësoi të vërtetën, se kishte folur me të përmes ChatGPT?

Ok, u habit, por nuk u mërzit. Sipas saj, Inteligjenca Artificiale u soll me të në mënyrë perfekte dhe reflektoi realisht mendimet, dëshirat, pasionet dhe vlerat e Aleksandr.