Stil jete

Një grua e shndërroi shtëpinë e saj në ylber. Po ti do jetoje këtu?

Një grua e shndërroi shtëpinë e saj në ylber. Po ti do

Jane Gottlieb është padyshim artiste. Shpenzoi mijëra orë dhe para për të shndërruar pjesën e brendshme dhe të jashtme të shtëpisë së saj në një ylber. Dhe ç`është më e bukura, është plot 70 vjeç.

Një grua e shndërroi shtëpinë e saj në ylber. Po ti do

Ndërkohë që për shumë turistë që u bie rruga në Santa Barbara në Kaliforni, shtëpia e saj është shndërruar në atraksion turistik, për fqinjët nuk është e njëjta gjë. Sytë e tyre të mësuar me pastel nuk i pranojnë ngjyrat e forta të ylberit.

Një grua e shndërroi shtëpinë e saj në ylber. Po ti do

“Oh, kjo qenka e mahnitshme. Kjo është fjalia që dëgjoj çdo ditë nga ata që vizitojnë shtëpinë time”, tha Jane referuar turistëve.

Një grua e shndërroi shtëpinë e saj në ylber. Po ti do

Jane tregoi se e lyen çdo dy vjet ose çdo vit pasi pjesa e jashtme zbehet nga dielli. I kushton 5 mijë dollarë, por kjo pak rëndësi ka për të.

Jane jeton me bashkëshortin 73 vjeç, shkrimtarin David Obst, të cilit i pëlqen gjithashtu dhe ndihet i frymëzuar nga ngjyra.

*Burimi Metro