Një kavalier nuk heq dorë kurrë nga një zonjushë! Thënia që kujtojmë sot në ditëlindjen e futbollistit italian Del Piero

Alessandro Del Piero mund të quhet lojtari i një skuadre, pasi gjithkush e njeh si bardhezi-ja i Juventusit (lojtar nga 1993-shi në 2012-ën) dhe burri i vetëm një gruaje. Sot në ditëlindjen e tij të 47-të, kujtojmë edhe një nga shprehjet e futbollistit të famshëm italian, kur tha: "Një kavalier nuk heq dorë kurrë nga një zonjushë!" E kishte për Juven, në të cilën u bë pjesë kur ishte zonjushë, qëndroi për 19 vjet. Kur u largua prej saj skuadra ishte bërë një 'zonjë e rëndë'.
Ai nuk ka hequr dorë kurrë as nga Sonia. Janë bashkë që prej vitit 1999. Në 2015-ën u martuan dhe kanë sjellë në jetë tre fëmijë: Tobias i lindur në 2007-ën, Dorotea e lindur në 2009-ën dhe Sasha e lindur në 2010-ën.
Golashënuesi i katërt më i mirë për kombëtaren italiane lindi në një shtëpi të vogël, province në Saçon. Djali i vogël i Gino-s elektriçist dhe Bruna-s, shtëpiake, pak shpresa kishte të bëhej një futbollist profesionist. Gjithsesi e ëndërronte.
Stërvitjet e para i bëri në oborrin e shtëpisë me dy shokët e fëmijërisë Nelso dhe Pierpaolo. Të tre me të njëjtën dëshirë, për t`u bërë profesionistë, por vetëm Del Piero ia doli ta realizonte.
Vëllai i tij më i madh, Stefano, luajti për pak kohë futboll si profesionist për Sampdoria-n përpara se të pësonte një dëmtim që do t'ia kufizonte karrierën. Më vonë ai u bë agjenti i vëllait të tij më të vogël, Alessandro Del Piero-s.
Në 1993-shin u ble nga Juventusi për 5 miliardë lireta (monedhë e Italisë në ato vite). Qëndroi me bardhezinjtë deri në 2012-ën.
Më pas nënshkroi me Sidnej FC dhe u bë lojtari më i paguar në Australi.
Në 2014-ën nënshkroi me Delhi Dynamos dhe ishte lojtari mëi paguar në historinë e futbollit indian.
Dhe në 2015-ës njoftoi largimin nga futbolli i luajtur dhe nisjen e karrierës si trajner.
Del Piero ka edhe Instagram. Dhe mbi 4 milionë ndjekës në të, por gjithsesi ky nuk është numri real i fansave dhe tifozëve të tij në botë.