Stil jete

Një kinema anulon shfaqjen e filmit me skenar të krijuar nga Inteligjenca Artificiale

Një kinema anulon shfaqjen e filmit me skenar të krijuar nga

Një kinema në Londër anuloi shfaqjen e një filmi kur zbuloi se skenari ishte shkruar përmes inteligjencës artificiale.

Kinemaja Prince Charles mori ankesa të shumta që kritikonin skenarin, i cili ishte shkruar nga AI.

Peter Luis, regjisori i filmit, sqaroi se projekti synon të eksplorojë aftësitë e AI dhe këmbënguli se i mirëkupton skenaristët njerëzorë në shqetësimin e tyre.

Qëllimi i projektit të regjisorit dhe ekipit të tij ishte të shihnin nëse AI mund të prodhonte një film me cilësi profesionale dhe të provokonte diskutime rreth rolit të AI në industrinë krijuese.

Duket se këtë herë nuk ia dolën të kishin një feedback pozitiv.

Po siç Mira Murati tha, ChatGPT po e përmirëson nivelin e inteligjencës. Sipas saj, edhe ChatGPT rritet në nivelin e njohurive dhe aftësive në çdo version të ri që nxjerr. Aktualisht ka arritur në nivelin e një gjimnazisti.