Stil jete

Një kompani amerikane dyshekësh, po paguan njerëz që të flenë

Një kompani amerikane dyshekësh, po paguan njerëz që të

Casper, e cila u lançua tetë vjet më parë si një kompani dyshekësh, po punëson njerëz që kanë dëshirë për të fjetur sa më shumë që të jetë e mundur.

Ata që do të zgjidhen do të dremisin në dyqanet e kompanisë duke shërbyer si manekinë dhe influencues të brendshëm.

"Kjo nuk është një ëndërr dhe as një stërvitje," tha një zëdhënëse e Casper në një video të TikTok.

Për gati një dekadë, shitësi me pakicë ka shitur dyshekë në internet me rikthime falas pas 100 netësh.

Por themeluesit e Casper e kuptuan shpejt se e kishin nënvlerësuar se sa shumë njerëzit e vlerësonin përvojën fizike të blerjes së dyshekëve.