Stil jete

Një miliard vakte përfundojnë në mbeturina çdo ditë

Një miliard vakte përfundojnë në mbeturina çdo

Ndërkohë që më shumë se 730 milionë njerëz vuajnë nga uria në mbarë botën, një miliard vakte përfundojnë në mbeturina çdo ditë, sipas një raporti të ri të OKB-së. Më konkretisht, Indeksi i Mbetjeve Ushqimore të OKB-së, i publikuar të mërkurën, tregoi se rreth një e pesta e ushqimit të prodhuar në mbarë botën shpërdorohet ose për shkak të planifikimit të dobët ose mungesës së ambienteve frigoriferike ose magazinimit.

Kostoja e këtyre mbetjeve ushqimore vlerësohet në një trilion dollarë në vit. Bazuar në të dhënat, rreth 60% e tonëve ushqimore të shpërdoruara vijnë nga familjet , ku një rol të rëndësishëm luan edhe tregtia e ushqimeve. Shërbimet ushqimore janë përgjegjëse për 28% të mbetjeve dhe shitja me pakicë për rreth 12% në vitin 2022, sipas shifrave të fundit.